Meta: Kosova e meriton të jetë sa më parë anëtare e NATO-s

06 janar 2021 | 11:16

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane.

“Kosova dëshmon qartë çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Metës:

Përshëndes vendimin historik të Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane.

Kosova dëshmon qartë çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë.

Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver…