Meta kthen ligjin për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, këto janë arsyet 

11 maj 2020 | 13:05

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka dekretuar kthimin në Kuvend të Ligjit për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, duke kërkuar rishqyrtimin e tij.

Meta këtij dekreti ia ka bashkëlidhur edhe arsyet se pse e ka kthyer në Kuvend ligjin në fjalë.

Në arsyetimin e tij, presidenti ka thënë se pavarësisht qëllimit pozitiv të deklaruar të kësaj nisme ligjore, mënyra e formulimit të disa prej dispozitave që lidhen me shtrirjen e zbatueshmërisë së këtij ligji, cenojnë parime të rëndësishme kushtetuese.

“Ligji del përtej përmbajtjes së direktivës, si dhe krijon hapësirë për aplikimin e rregullave të tij për një gamë më të gjerë mallrash dhe shërbimesh, që jo domosdoshmërisht lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë”, është thënë në njoftimin për medie të presidentit Meta.

Më tutje, në këtë njoftim është thënë se: “Mungesa e një procedure të hapur, e kombinuar me mospërcaktimin e qartë të fushës së veprimtarisë së këtij ligji, dhe mundësinë që ky ligj i ri ofron për të kufizuar rrethin e subjekteve, krijon hapësirë që çdo autoritet kontraktor të përzgjedhë paraprakisht, sipas vullnetit të tij, fituesin e një procedure ende të pa shpallur. Pikërisht kjo, bie ndesh me parimet kushtetuese të sipërcituara”.

Arsyet e plota të kthimit të këtij ligji i gjeni në këtë vegëz: http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-rishqyrtim-ne-kuvend-te-ligjit-nr-36-2020-arsyet-e-kthimit-per-rishqyrtim-te-ligjit/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër civilë, përfshirë një fëmijë janë plagosur nga shpërthimi i…