Meta, Lajçakut: Është koha për arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Prishtinë, është takuar edhe me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka vizituar Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, Meta ka shkruar se Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
Ai ka vlerësuar se tashmë është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke në mes të dy vendeve.
“Kënaqësi të takoja në Prishtinë, Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë – Serbi, z.Miroslav Lajçak. Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke vlerësuar se tashmë është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të të dy vendeve. Së bashku vlerësuam rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit dhe gjithë iniciativave të tjera gjithëpërfshirëse për integrimin rajonal dhe evropian të vendeve tona”, ka shkruar Meta.