Meta: Lamtumirë major Tanushi!
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë homazhe pranë arkivolit të major Klodjan Tanushit, i cili ka humbur jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni.
Ai ka thënë se rënia në krye të detyrës e dëshmorit të atdheut, major Klodian Tanushi ka lanë pas një dhimbje të madhe.
“Me mirënjohje e respekt u përula sot me nderim të thellë para tij, për sakrificën sublime dhe kontributin e çmuar që la pas, për patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, që dëshmoi mbi 20 vite në Forcat e Armatosura, si dhe gjatë drejtimit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Në këtë ditë të vështirë, ndaj dhimbjen e ngushëllimet më të sinqerta me nënën, babain, bashkëshorten, tre fëmijët e shtrenjtë dhe ushtarakët shqiptarë, për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Lamtumirë major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/