Meta larg politikës, kalon fundjavën në Çepan
25 qershor 2022
| 10:00
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zgjedhur që këtë fundjavë që ta kalojë në Çepan të Skraparit, duke u shkëputur nga angazhimet e politikës si kryetar shteti.
Përmes një mesazhi në “Facebook” Meta i ka uruar shqiptarëve një fundjavë të mbarë, derisa ka publikuar edhe një foto.
“Të dashur miq! Ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë foto nga Çepani”, ka shkruar Meta.