Meta: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri

23 korrik 2022 | 09:22

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Prishtinë ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që duhet të ndodhë sa më parë.

Gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Meta ka theksuar se ishte kënaqësi t’i ndante vlerësimet për përparimin e gjithëanshëm të Kosovës, që gjithmonë e më shumë po konsolidohet si faktor paqeje, sigurie, stabiliteti, demokratizimi dhe europianizmi në rajon.

“Kosova ka hedhur themele të forta e të qëndrueshme të shtetndërtimit, duke përqafuar vlerat dhe parimet më të larta demokratike, respektin për liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, mbrojtjen më sipërore të pakicave, e përkushtuar për funksionimin e demokracisë parlamentare, që respekton parimet e kontrollit dhe balancës së pushteteve, që synon sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, ka thënë ai.

Presidenti Meta ka theksuar se Shqipëria duhet të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë, në veçanti se si llogaridhënia qeverisëse sigurohet përmes institucionit më jetik të demokracisë përfaqësuese, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Me rëndësi për forcimin e gjithëanshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, konkretizimi me nisma ligjore të marrëveshjeve ndërqeveritare”, është shprehur Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sivjet, Manifesta po e…