Meta: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, mesazh frymëzues për shqiptarët
10 qershor 2018
| 16:47
Në ceremoninë e 140-vjetorit të përkujtimit, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Lidhja e Prizrenit qëndron në themel të aspiratave të shqiptarëve.
Meta ka theksuar se mesazhi i Lidhjes së Prizrenit duhet të kujtohet edhe në këtë kohë.
“Në historinë e popullit shqiptar sa më shumë kohë do të kalonte aq më shumë do të lartësohej Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe do të kuptohej mesazhi i saj frymëzues përgjithmonë. Lidhja Shqiptare e Prizrenit qëndron edhe sot e gjithë ditën në përpjekjet e mëdha të mbarë shqiptarëve për të zgjeruar hapësirat e tyre të lirisë, demokracisë dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka thënë presidenti Meta.
/Epoka e re/