
Meta liron nga detyra ambasadorin e Shqipërisë në Turqi
19 nëntor 2019
| 14:19
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar lirimin nga detyra të Gent Gazhelit, ambasador i Shqipërisë në Turqi.
“Zoti Genti Gazheli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jo rezident, lirohet nga kjo detyrë. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, është thënë në në dekretin e presidentit Meta.