Meta liron nga detyra gjeneralin Sandër Lleshaj
16 nëntor 2018
| 14:06
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, gjeneral brigade Sandër Lleshaj.
Ky vendim i hap rrugë dekretimit të tij, si ministër i Brendshëm.
Sot është afati i fundit për dekretimin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm nga ana e presidentit Ilir Meta.