Meta lutet për dialogun Kosovë-Serbi e për emrin e Maqedonisë
26 maj 2018
| 11:42
Në Tiranë ka nisur Mëngjesi i Lutjeve me përfaqësues nga e gjithë Europa.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se jemi të bekuar për frymën e bashkëjetesës mes besimeve fetare.
“Lutemi për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, lutemi për ecjen para të dialogut të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Meta.
Ai u shpreh se shqiptarët kontribuojnë për një rajon më bashkëpunues.