Meta: Masakra e Reçakut, dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit serb në Kosovë

15 janar 2021 | 15:29

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përkujtuar 22-vjetorin e masakrës së Reçakut.

Sipas tij, kjo masakër që është kryer në zemër të Evropës, e kishte shokuar mbarë botën.

“Kjo masakër e kryer në zemër të Evropës, që shokoi mbarë botën, mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar, për të shmangur çdo rrezik për riciklimin e dhunës në rajonin tonë, që ende i ka të freskëta plagët dhe vuajtjet e luftërave”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Metës:

Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, nderojmë sot me dhembje dhe respekt të thellë kujtimin e 45 civilëve të pafajshëm, që humbën jetën në Masakrën e Reçakut, si dhe të gjitha viktimat e paharruara të krimeve barbare të regjimit të Millosheviçit.

Kjo masakër e kryer në zemër të Evropës, që shokoi mbarë botën, mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar, për të shmangur çdo rrezik për riciklimin e dhunës në rajonin tonë, që ende i ka të freskëta plagët dhe vuajtjet e luftërave.

Të bëjmë gjithçka për të mos lejuar më cenimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, për të garantuar të ardhmen e sigurt dhe të përbashkët evropiane.

Mirënjohje përjetë ambasadorit William Walker për denoncimin historik, që i bëri masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit!

Gjaku dhe sakrificat e martirëve dhe heronjve të kombit, në themel të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, kurrë nuk do të harrohen!

Image may contain: 4 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave njofton se më 22 janar 2021 do…