Meta me nipin e Rugovës: Gëzuar Ditën e Flamurit!
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka uruar shqiptarët për përvjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Urimit të postuar në llogarinë e vet në “Facebook”, Meta ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi me nipin e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Të dashur miq, së bashku me Lekën, nipin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e flamurit tonë kombëtar!”, ka shkruar Meta.
Sot 109 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti u mbaj më 28 nëntor 1912, me aktin s shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.