Meta: Mirëpres angazhimin e kryeministrit malazez për thellimin e bashkëpunimit dypalësh
22 janar 2019
| 10:52
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka theksuar se ka mirëpritur me kënaqësi angazhimin e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq, për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe për projektet e reja konkrete që do të nisin së shpejti në mbështetje të zonave në Malin e Zi ku banojnë shqiptarët.
“Mbështesim me vendosmëri rrugën e qartë europiane dhe euroatlantike që ka zgjedhur Mali i Zi”, ka shkruar presidenti Meta.
https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/2098637160182546/