Meta: NATO-ja i dha fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka përkujtuar 20-vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë.
Ai ka thënë se ndërhyrja e NATO-s i ka dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë
“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund gjenocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë. Përherë mirënjohës ShBA-së dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm. Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2187487871297474/?type=3&theater