Meta nderon me ‘Dekoratën e Flamurit Kombëtar’ ish-presidentin kroat
28 nëntor 2018
| 15:11
Në Ditën e Flamurit, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekoruar sot ish-presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.
Me këtë rast, ish-presidenti kroat është shprehur kundër idesë së ndryshimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka vlerësuar se me Evropën kufijtë duhet të hapen dhe jo të ndryshojnë.
“Millosheviqi donte të ndryshonte kufijtë prandaj bëri luftë, qindra mijëra njerëz u vranë dhe kufijtë nuk u ndryshuan. Disa thonë sot që Millosheviqi qëllimet i ka pasur të mira, po ka humbur luftërat, ata e kanë gabim edhe sot. Evropa na duhet për të hequr njëherë e përgjithnjë luftën nga Ballkani. Me Evropën kufijtë duhet t’i hapim jo t’i ndryshojmë”, ka thënë Mesiq.
/Epoka e re/