Meta nderon me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ish-ambasadorin Gjergj Dedaj

01 korrik 2022 | 21:28

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vlerësuar me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, ish-ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

“Kisha nderin, qe me një ceremoni shtetërore, Shkelqësia e Tij, Ilir Meta, president i Republikës së Shqipërisë, të ma ndajë titullin: ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’. ‘Për kontributin e dhënë për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, si dhe për punën e palodhur për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të shqiptarëve në rajon'”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa parashutistë nga Serbia, thuhet të jenë lëshuar dy ditë…