Meta në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës thotë se është krenar me Kukësin
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë rrugës për në Kosovë, ku po merr pjesë në 20-vjetorin e çlirimit të vendit tonë, është ndalë në Kukës për të pirë kafe.
Me këtë rast, Meta ka thënë se 20 vjet më parë Kukësi ishte në qendër të medieve botërore, për shkak të humanizimit qe kishte treguar për shqiptarët e Kosovës, të cilët ishin dëbuar nga Serbia.
“Kënaqësi sot të pija një kafe në Kukës me gazetarin Bekim Bici. 20 vjet më parë ai ishte vetëm 6 vjeç, kur qyteti i tij u bë për ditë e javë të tëra qendër e medieve botërore që dëshmonin, jo vetëm një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore që po ndodhte në Evropë, por edhe një nga kryeveprat e humanizmit njerëzor që njohu bota. Krenar për Kukësin dhe ato javë të paharrueshme që përjetova mes kukësianëve patriotë, bujare e fisnikë si ata”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/