Meta në Austri, kërkon finalizimin e liberalizimit të vizave për Kosovën
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës zyrtare në Austri është takuar me kryetarin e Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka.
Gjatë këtij takimi Meta ka thënë se Parlamenti austriak, ashtu si të gjitha institucionet e tjera të këtij vendi, janë përkrahëse të palëkundura të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Presidenti Meta ka vënë në duke rëndësinë që ka finalizimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, si shteti i vetëm që ende nuk përfiton këtë të drejtë në rajon, edhe pse sipas tij tashmë Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet e kërkuara në këtë proces.
“Takim shumë i mirë me kryetarin e Parlamentit austriak, z.Wolfgang Sobotka gjatë vizitës zyrtare në Austri. Mirëprita mbështetjen e fortë për Shqipërinë dhe angazhimin për të ruajtur rajonin e Evropës Juglindore në qendër të agjendës evropiane”, ka thënë Meta.
/Epoka e re/