Meta në Gjermani: Zgjerimi i NATO-s dhe BE-së në Ballkan, kyç për stabilitetin
25 tetor 2018
| 18:15
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës në Qendrën Evropiane “Xhorxh Marshall” në Garmish të Gjermanisë, ka folur mbi çështjet e sigurisë dhe integrimin euroatlantik të Ballkanit.
Në fjalën e tij, ai ka theksuar se zgjerimi i NATO-s dhe kompaktësia e Bashkimit Evropian kundrejt rajonit të Ballkanit Perëndimor mbeten kyç për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë.
“Ndërkohë që Ballkani mbetet një punë e papërfunduar, ShBA-të dhe BE-ja duhet të mbyllin me sukses investimin e tyre të përbashkët, më historikun dhe më angazhuesin që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë”, ka thënë Meta.