Meta në Prevallë: Trishtim i madh, po digjet pylli më i bukur – të reagohet shpejt, jo kur zjarri t’u afrohet banesave
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka publikuar një video nga Prevalla, ku po qëndron, siç ka thënë për arsye shëndetësore.
“Prej ditësh po digjet pylli më i bukur”, ka thënë ai në videon e publikuar në “Facebook”
“Masive të tëra me pisha 50 vjeçare, 100-vjeçare janë duke u djegur”.
Meta ka kërkuar reagim të shpejtë para se “zjarri t’u afrohet banesave”.
“Trishtim i madh këtu në Prevallë, ku prej ditësh po digjet pylli më i bukur dhe më kurativ, për të gjithë ata që kanë probleme me shëndetin dhe vijnë këtu sidomos për arsye shëndetësore! Kërkohet një reagim i shpejtë dhe jo kur zjarri t’u afrohet banesave!”, ka thënë Meta.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi tha sot se Policia po u vihet në ndihmë zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente në përpjekjen për shuarjen e zjarrit.