Meta njofton OSBE-ODHIR-in: Më 30 qershor nuk ka zgjedhje
19 qershor 2019
| 16:22
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ndërmarrë hapin e radhës për dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve, duke njoftuar drejtuesit e lartë të OSBE – ODHIR për zhdekretimin e datës zgjedhore të 30 qershorit.
Në letrën që mban datën 19 qershor 2019 dërguar përfaqësuesve të OSBE – ODHIR, presidenti Meta ka njoftuar zyrtarët se nëse zgjedhjet do të mbahen në kundërshtim me dekretin do të jenë “nul” dhe të pavlefshme.