Meta: Nuk mund të luhet me kufijtë në Ballkan

30 janar 2020 | 14:30

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë sot në një konferencë me temën “Paqja si ecje shprese: Dialog, pajtim dhe kthim ekologjik”, në të cilën ka thënë se paqja nuk izolohet nga kufijtë.

Ai ka theksuar se nuk mund të luhet me kufijtë në Ballkan.

“Paqja nuk izolohet nga kufijtë. Ndaj duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të matur për ta ruajtur atë edhe në rajonin tonë, që i ka ende të freskëta plagët e gjenocidit dhe konflikteve etnike e fetare. E rëndësishme është të kuptojmë se e ardhmja është vetëm bashkëjetesa. Nuk mund të luhet me kufijtë në Ballkan dhe kudo tjetër, si përpara një fletoreje vizatimi. Të punojmë të gjithë, jo për ndryshim të kufijve, por për heqje të tyre, për partneritet të plotë, në pozita të barabarta, me një angazhim të përbashkët për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Meta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti GAP ka publikuar raportin statistikor për vitin 2019 “Punësimi…