Meta paralajmëron firmosjen e dekretit për shpërndarjen e parlamentit

02 mars 2020 | 19:11

Teksa ka firmosur dekretin kundër ligjit që i hoqi atij kompetencën për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues, presidenti i vendit Ilir Meta ka paralajmëruar edhe firmosjen e dekretit për shpërndarjen e parlamentit të Shqipërisë.

Ai ka pohuar se do ta bëjë këtë por në një datë tjetër. “Përpara se të firmos dekretin kundër ligjit anti-kushtetues kërkoj shprehjen e vullnetit tuaj kush është pro, ju lutem të ngrejë dorën. Vdekje e grushtit të shtetit, rroftë republika. Këtu pas ka një kërkesë tjetër nuk kënaqen me pak, nuk kënaqen me pak duan që sot shpërndarjen e parlamentit puçist. Ju lutem më duhet të firmos këtë dekret dhe do të kthehem përsëri këtu për atë dekretin tjetër që e brohoritët më shumë”, ka thënë presidenti Meta. /TCh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e jashtëzakonshme që është duke u mbajtur në…