![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/ilir-meta-1.jpg)
Meta paralajmëron rikthimin në krye të LSI-së
28 prill 2021
| 13:22
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të rikthehet në Lëvizjen Socialiste për Integrim më 24 korrik 2022, pasi të ketë përfunduar mandatin si president.
Kështu ka thënë Tedi Blushi, zëdhënës i presidentit Meta.
“Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e shqiptarëve”, ka deklaruar Blushi.
Para zgjedhjeve Ilir Meta kishte deklaruar se do të dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës nëse Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama fiton e vetme zgjedhjet për herë të tretë.