Meta pas dorëheqjes së Thaçit: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe heroike
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas dorëheqjes së homologut të tij, Hashim Thaçit, i cili sot ka dhënë dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.
Meta e ka quajtur të drejtë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe e ka vlerësuar aktin e dorëheqjes së Thaçit për t’u përballur me akuzat.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike. Vlerësoj aktin e dorëheqjes së presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën. Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.