Meta pas takimit me Osmanin: Do ta mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

16 dhjetor 2020 | 17:38

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë treditore në Shqipëri.

Me nderime të larta shtetërore ajo është pritur nga presidenti shqiptar, Ilir Meta, teksa pas takimit të dy dolën në konferencë për medie.

Meta ka thënë se Osmanin kanë biseduar për të ardhmen evropiane të dy vendeve si dhe për heqjen e kufijve dhe barrierave ekonomike mes të dy vendeve.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kjo i shërben edhe sigurisë së rajonit. Shpreha mbështetjen time ndaj ish-drejtuesve të institucioneve të Kosovë për tu përballur me drejtësinë për të konfirmuar kështu edhe njëherë pastërtinë e luftës kundrejt gjenocidit serb në Kosovë”, ka thënë Meta.

Më tutje, Meta ka thënë se me Osmanin kanë diskutuar edhe për situatën me pandeminë Covid-19 në të dy shtetet.

“Biseduam për bashkëpunimin e institucioneve shëndetësore në mes të dy vendeve në mënyrë që dëmet përfshirë edhe ato ekonomike të jenë më të vogla”, ka thënë Meta.

Meta nuk la pa përmendur edhe kontributin e kosovarëve në turizmin e Shqipërisë gjatë këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
17.12.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Mitrovicë 1.…