Meta: Pasojat e tërmetit në Bubq janë tronditëse
01 dhjetor 2019
| 14:48
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizatuar fshatin Pubq për t`i parë nga afër pasojat e tërmetit që e ka goditur Shqipërinë të martën.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pasojat e tërmetit në Bubq janë tronditëse, duke shtuar se tani është koha për të përballuar sa më mirë emergjencën. “Pasojat e tërmetit në Bubq janë tronditëse, por fatmirësisht pa jetë të humbura. Tani është koha për të përballuar sa më mirë emergjencën, deri në rivendosjen e normalitetit të plotë”, ka shkruar Meta.