
Meta: Pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës, të padiskutueshme për Shqipërinë
10 janar 2019
| 16:10
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si president.
“Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.