Meta për Canën: Personalitet i spikatur dhe ambasador i shkëlqyer i vlerave tona
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur filmin për kapitenin legjendar Lork Cana.
Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se Cana është një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë.
“Kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë. Jeta dhe karriera e tij, e përmbledhur mjeshtërisht në filmin dokumentar ‘Loriku’ është jashtëzakonisht frymëzuese për rininë e fëmijët shqiptarë. I uroj suksese në angazhimin e ri me Fondacionin e tij në shërbim të fëmijëve e sportit. Faleminderit Kapiten për emocionet që na ke dhuruar me talentin tënd dhe për promovimin e Shqipërisë”, ka shkruar Meta.