Meta për dënimin e Karaxhiqit: Drejtësi e vonuar
20 mars 2019
| 16:44
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiqin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e gjenocidin që buron prej saj.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se kjo është edhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan.
Gjykata në Hagë ka kundërshtuar sot apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, kundër dënimit të tij për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1990 dhe ka zgjatur dënimin e tij 40-vjeçar me burgim të përjetshëm.
/Epoka e re/