Meta për ftesën e komisionit hetimor: Propagandë kundër presidentit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka quajtur propagandë kundër presidentit mbledhjen e Komisionit hetimor të Kuvendit për shkarkimin e tij.
Meta ka thënë se po s’postohet vëmendja për respektimin e dekretit për 13 tetorin. Sipas tij e vetmja zgjidhje në vend janë zgjedhjet.
“Propaganda anti-president nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Evropian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
Komisioni për hetimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka vendosur si pikë të parë të planit të punës, thirrjen e presidentit për të dëshmuar në lidhje me anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.
/Epoka e re/