Meta për negociatat me BE-në: Franca dhe Holanda ta ndjekin shembullin e Gjermanisë

08 tetor 2019 | 16:46

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka sugjeruar Francës dhe Holandës që të ndjekin shembullin e Gjermanisë kur bëhet fjalë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në intervistën e dhënë për televizionin shtetëror të Estonisë, Meta është shprehur: “Do të sugjeroja që këto vende duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë, nëse ende do të kenë një dozë skepticizmi apo rezerva për çështje të caktuara. Mendoj se Bundestagu mori një vendim tepër të drejtë dhe të arsyeshëm për t’i thënë “Po!” hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë,por gjithashtu duke pasur një udhërrëfyes të qartë se si do të vazhdojë më tej ky proces”.

Sa i përket raporteve me kryeministrin Edi Rama, Meta, ka thënë se me të është në rregull dhe nuk ka probleme.

“Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe evropian”, ka thënë Meta. /Tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demokracia në Veprim (DnV) ka shpalosur para medieve deklaratën preliminare…