Meta për zgjedhjet në Kosovë: Urime për shembullin e besimit të demokracia dhe vota e lirë

15 shkurt 2021 | 11:49

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka përgëzuar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.

Meta ka uruar që shpejt të krijohen institucionet dhe të punojnë në të mirë të Kosovës.

“Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare. E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë Covid-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre. Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj evropian dhe konsolidimit të shtetit demokratik. Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes”, është thënë në urimin e Metës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Debutimi në Serinë A po shkon në mënyrën më të…