Meta: Përherë i lumtur të takohem me mikun e çmuar të kombit shqiptar Eliot Engelin
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në ShBA ka takuar kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel.
“Përherë i lumtur të takohem me mikun e çmuar të kombit shqiptar, Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan. Në bisedën e përzemërt dhe të hapur, vlerësuam rëndësinë e partneritetit strategjik dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane. Si njohës i shkëlqyer i rajonit, ai është edhe një përkrahës i angazhimit të vazhdueshëm të ShBA për të konsoliduar të gjitha arritjet e deritanishme në Ballkan për paqen, stabilitetin, sigurinë, demokracinë e shtetin ligjor, dhe forcuar lidhjen tonë transatlantike”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/