Meta përshëndet emërimin e të dërguarit special të qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor
05 dhjetor 2021
| 13:01
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, Meta ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qëndrueshëm.
“Përshëndes emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach. Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qëndrueshëm, i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajonin tonë. Forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane”, ka shkruar Meta.