Meta përshëndet vendimin e partive shqiptare në Luginë për të garuar me listë të përbashkët në zgjedhje

09 qershor 2020 | 12:56

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur dorëzimin e listës së përbashkët të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit.

“Shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhje, bashkëpunimi i të gjitha subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i ish-zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj ka thënë se…