Meta përshëndet veprimin e Kuvendit për tërheqjen e paketës ‘Anti Shpifje’
30 janar 2020
| 13:56
Pasi Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë sot votimin e paketës ‘Anti Shpifje’, ka reaguar presidenti Ilir meta.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përshëndetur veprimin e kuvendit.
“Përshëndes vendimin pozitiv dhe të përgjegjshëm të Kuvendit për t’u tërhequr nga votimi i paketës së ashtuquajtur ‘anti-shpifje’. Reflektimi i sotëm i shërben një qëllimi më të madh të përbashkët që është mbrojtja e të drejtave kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe njëkohësisht garantimit të standardeve demokratike dhe evropiane”, ka shkruar Meta.