Meta-Plenkoviq: Integrimi i Shqipërisë dhe rajonit në BE, alternativë e vetme

30 tetor 2019 | 15:16

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me te cilin ka diskutuar për çështjen e integrimit të shtetit shqiptar në Bashkim Evropian (BE).

Meta ka thënë se me kryeministrin kroat kanë ndarë qëndrimin e njëjtë se integrimi i Shqipërisë dhe rajonit në BE është alternativa e vetme.

Më tutje, Meta ka theksuar se marrja e Presidencës së Bashkimit Evropian (BE) për herë të parë nga Kroacia dhe qëndrimi i saj pro zgjerimit është mundësi e shtuar për Shqipërinë për çeljen e negociatave me BE-në

“Takim mjaft i frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenkoviq, mbi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale dhe politike mes dy vendeve tona. Ndamë të njëjtin qëndrim se integrimi evropian i Shqipërisë dhe rajonit, janë e vetmja alternativë e të ardhmes sonë të përbashkët. Marrja e Presidencës së BE-së për herë të parë nga Kroacia dhe qëndrimi i saj pro zgjerimit, mundësi e shtuar për Shqipërinë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian gjatë Samitit të Zagrebit në maj 2020. Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, do të marrë një shtysë të re me vendosjen e linjës direkte ajrore Tiranë-Zagreb dhe ndërtimin e gazsjellësit Adriatiko-Jonian IAP”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2521006638132193/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministra dhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është duke qëndruar…