Meta pranon shkarkimin e Besnik Muçit
22 nëntor 2019
| 16:36
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka shpallur vakancën sa i takon vendit të mbetur bosh në Gjykatën Kushtetuese.
Ju kujtojmë se ky vendim vjen pas shkarkimit të një ditë më parë të anëtarit Besnik Muçi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Të premten Meta ka takuar Muçin, ku sipas njoftimit të Presidencës “i kërkoi zotit Muçi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues”. /TCh/