
Meta: Pranverë evropiane për Kosovën
16 shkurt 2018
| 13:55
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur deklaratën e përbashkët në mes të presidenteve Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviq për demarkacionin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.
“Mali i Zi, partner i shkëlqyer i shqiptarëve”, ka thënë Meta.
Ai ka shpresuar se ratifikimi i demarkacionit “do të sjellë një pranverë evropiane për Kosovën e qytetarët e saj”. (TCh)