Meta pret në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë në Tiranë
28 gusht 2019
| 11:50
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë, Johann Sattler.
Meta i ka shprehur mirënjohje diplomatit austriak për angazhimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.
“Ishte kënaqësi e veçantë të falënderoja ambasadorin e Austrisë, z. Johann Sattler në përfundim të detyrës së tij, për angazhimin e palodhur për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona”, ka thënë Meta.
Në këtë takim nuk ka munguar dhe një falënderim i posaçëm nga ana e Metës për promovimin që ambasadori Sattler u ka bërë maleve të Shqipërisë, ndërsa aktivitetet kulturore ishin mbresëlënëse si asnjëherë më parë.