Meta pret në takim ministrin Selimi: Marrëveshja e arritur në Uashington duhet të zbatohet
10 shtator 2020
| 15:47
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur sot në takim ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.
Presidenti Meta rikonfirmoi angazhimin e plotë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha drejtimet.
Meta ka vlerësuar koordinimin mes partnerëve strategjikë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE, duke theksuar rëndësinë që ka respektimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura ndërmjet të dy vendeve.
Në fund të takimit, presidenti Meta ka shprehur kënaqësinë edhe për numrin e lartë të vizitorëve nga Kosova në Shqipëri gjatë muajve të fundit, duke i dhënë një ndihmë të madhe turizmit dhe biznesit shqiptar gjatë kohës së kufizimeve të lëvizjes për shkak të pandemisë.
(Q.R / Epoka e re)