Meta pret në takim Nexhmije Pagarushën në 85-vjetorin e lindjes së saj

07 maj 2018 | 15:37

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur të hënën në një takim të veçantë, këngëtaren e mirënjohur Nexhmije Pagarusha.

Ai i ka uruar ditëlindjen legjendës së muzikës, duke shprehur admirim për zërin e saj. Presidenti Meta e ka cilësuar Nexhmije Pagarushën si të papërsëritshme dhe mbretëreshë të këngës shqiptare.

“Pata sot privilegjin e veçantë t’i uroj ditëlindjen e jetë sa më të gjatë Mbretëreshës së këngës shqiptare. Admirim e mirënjohje të thellë, për të gjitha emocionet dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar kombit në dekada. Gëzuar ditëlindjen, e papërsëritshmja, artistja jonë e madhe, Nexhmije Pagarusha!”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë për…