Meta pret në takim princin e Monakos

16 tetor 2018 | 16:45

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur me nderimet më të larta shtetërore princin e Monakos, Albert II, i cili po zhvillon një vizitë shtetërore në shtetin shqiptar.

Kjo është vizita e parë e një monarku të Principatës së Monakos në Shqipëri.

Pas ceremonive të mirëseardhjes dhe ekzekutimit të himneve të te dy vendeve, presidenti Meta dhe princi Albert i II-të kanë zhvilluar një takim kokë më kokë dhe më pas kanë kryesuar një takim të zgjeruar midis dy delegacioneve zyrtare.

Meta ka vlerësuar vizitën e princit të Monakos në Shqipëri dhe ka nënvizuar se në këto shtatë vite të marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Principatës së Monakos është zhvilluar në mënyrë shumë pozitive.

“Vizita e princit Albert i II është shprehje e qartë e dëshirës dhe vullnetit të përbashkët për t’i nxitur e zhvilluar më tej këto marrëdhënie”, ka deklaruar Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oficerët doganorë, kanë kapur sasi të barnave në dy raste…