Meta pritet nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë në Uashington

05 shkurt 2019 | 23:58

Në vazhdim të vizitës së tij në Uashington D.C, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ishte i ftuar në një takim nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë.

Presidenti i këtij Këshilli, ambasadori Timothy Chorba dhe Ambasadorë të tjerë të pranishëm u njohën gjatë këtij takimi me zhvillimet në Shqipëri dhe veçanërisht me proceset më të fundit në rajonin e Ballkanit.

Presidenti Meta, falënderoi Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë për mbështetjen dhe bashkëpunimin me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë duke vlerësuar aktivitetin e tyre dhe ndihmesën profesionale dhe këshillimore që ata japin për çështje të rëndësishme të politikës së jashtme.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, pranoi ftesën e presidentit Meta për të vizituar Shqipërinë, me qëllim promovimin e vendit e forcimin e miqësisë dhe marrëdhënieve midis dy vendeve.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, është një organizatë me influencë në SHBA, që shprehet në mënyrë të vazhdueshme për politikën e jashtme dhe bashkëpunon me Komitetin e Politikës të Jashtme në Senatin dhe Kongresin Amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shef i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,…