Meta: Propozimet për përballimin e situatës duhen mirëpritur
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kërkuar sot nga qeveria që t’i mirëpresë të gjitha propozimet që i vijnë për përballimin e situatës ekonomike dhe sociale të krijuar pas përhapjes së koronavirusit.
“Të gjitha idetë dhe propozimet realiste e konstruktive për përballimin e situatës ekonomike e sociale, për shkak të emergjencës të shfaqur, me qëllim të menaxhimit sa më efektiv e të suksesshëm, duhen mirëpritur e studiuar me përgjegjshmëri dhe vizion në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit jo vetëm tani, por edhe në perspektivë afatgjatë”, shkruan Ilir Meta në “Facebook”.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bërë propozimet e tyre për përballimin e situatës, por që nuk janë marrë në konsideratë nga mazhoranca.