Meta publikon statistikat: Të ndalet largimi i ‘trurit’ nga Shqipëria
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka publikuar sot disa statistika.
Sipas tij, nga Shqipëria duan të largohen: 92 për qind e studentëve për mjekësi, 79 për qind e studentëve për ekonomi dhe 64 për qind e studentëve për pedagogji.
Teksa ka publikuar këto shifra, Meta ka bërë thirrje që të ndalohet largimi i “trurit” nga Shqipëria dhe ka thënë se më shumë se kurrë, vendi sot ka nevojë për shpresë dhe besim.
Edhe më herët kreu i shtetit shqiptar ka ngritur zërin për largimin e të rinjve nga vendi.
Sipas tij të rinjtë sot janë të pa shpresë për shkak të politikës, ndaj si zgjidhje shohin vetëm largimin.
Po ashtu Meta ka bërë thirrje që të krijohen mekanizma që të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të ngjallet shpresa për ta që të kenë një të ardhme të sigurt.