Meta, Ramës: Ramush Haradinaj është hero i gjallë

01 mars 2020 | 20:23

Gjatë një konference për media sot, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është inkuadruar në debatin mes Ramës dhe Haradinajt, pas komenteve të kryeministrit Rama për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Meta i ka thënë Ramës që të mos e provokojë më Ramush Haradinajn.

Presidenti Meta ka theksuar se Haradinaj është një hero i gjallë.

“Gruaja e Bilalit e ka kaluar me kohë kufirin. Gruaja e Bilalit mbështeti i pari taksën me Serbinë 100 %. Pastaj kur i thanë që ke një fotografi të bërë këtu në kundërshtim me ligjin dhe ca gjëra të tjera se gruaja e Bilalit nuk mbanë mend se çfarë bën në jetë  e saj, pastaj ndryshoi mend. Po i them të mos e provokojë më Ramush Haradinajn. I bëj thirrje të mos e provokojë më Haradinajn, ai është një hero i gjallë. Të mos merret më me Haradinajn dhe familjen e tij, ai ka para oborrit 40 varre. Familja e Haradinajt ka dhënë jetën për atdheun”, u shpreh Meta.

Kryeministri Edi Rama ka shkruar sot në “Twitter” se me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit!

“Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës! Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës! Albin Kurti është në rrugën e duhur! Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhëtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës”, ka shkruar Edi Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka postuar në…