Meta reagon pas shkarkimit nga Kuvendi
09 qershor 2021
| 17:31
Kuvendi i Shqipërisë ka shkarkuar presidentin Ilir Meta. Pas këtij vendimi, fjalën përfundimtare do ta ketë Gjykata Kushtetuese.
Një vendim i tillë i Kuvendit si duket nuk i ka bërë pështyje Metës, i cili nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook” ka postuar një video nga seanca ku është marrë vendimi kundër tij.
“Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!”, ka shkruar Meta.