Meta reagon për përplasjen te teatri: Artistët po protestojnë kundër vendimit korruptiv
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar për përplasjen te Teatri Kombëtar midis protestuesve dhe policisë.
Meta e ka theksuar ngjarje të shëmtuar dhe të turpshme rrethimin e teatrit dhe përplasjet me artistët.
“Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare”, ka thënë Meta.